Një tritol mësohet të jetë vendosur në një banesë në fshatin Shtëpez, të Bashkisë Gjirokastër. Faxweb.al raporton se tritoli është vendosur në banesën e Fadil Tolës. Nga shpërthimi, mësohet nuk ka persona të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa drejt vendit të vendit të ngjarjes po shkojnë forcat e policisë.
Deri më tani, nuk dihen arsyjet e vënies së tritolit në këtë banesë, ndërsa mësohet Fadil Tola është me profesion murator.
(K.H/Faxweb.al)