Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kanë denoncuar goditjen me tritol të linjës së transmetimit 400 KW në Laç ngjarje për të cilën akozojnë si nxitës të saj kreun e opozitës, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Spiropali shkuan në rrjetet sociale se pas 30 vjetësh kapituj sherresh e rrëmuijash të nxitura nga e njëjta dorë, sipas saj dihet kush iu bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit.
“Vesi del me shpirtin! Goditet me tritol linja e transmetimit 400 KW në Laç dhe pas 30 vjetësh kapituj sherresh e rrëmujash të nxitura nga e njëjta dorë, dihet kush u bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit! E keni kot, hidhuni përpjetë sa të doni, këtë vend mbrapa dot s’e ktheni”, shkruan Spiropali.
Nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se aktet e dhunës janë të komanduara nga Basha dhe Berisha, që sipas tij synojnë që me këto skena të nxijnë fytyrën e Shqipërisë.
“Aktet e dhunës te komanduara nga Basha dhe Berisha, sikurse rikthimi i sotëm tek triotoli ndaj shtyllave të tensionit të lartë, synojnë të nxijnë fytyrën e Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve.
Sot jemi dëshmitarë që prej ditësh PD dhe LSI kanë ndërmarrë një sulm kundër të ardhmes së Shqipërisë. Sulmit më të furishëm kundër reformës në drejtësi dhe ëndrrës tonë Europiane. Nëse do te fitonte rruga e dhunes e zgjedhur nga Basha, e sigurt eshte se Shqipëria do te humbte.
Të gjitha maskat kane rene. Ata që vranë protestuesit para 8 vitesh, ata qe shfarosen Gerdecin, tani duan të vijnë perseri në pushtet përmes forces, dhunës dhe sot edhe me tritol. Politikanet e vjeter, te frikesuar nga drejtesia e re qe po vjen, jane bere te gjithe bashke per te mbrojtur interesat e tyre personale, si gjithemone ne kurriz te shqiptareve”, shkruan Balla në rrjetet sociale.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Fushë Krujë
Informacion pararaprak
Sot në mesditë, punonjësit e OST, pranë fshatit Krastë, Thumanë, konstatuan se njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë (400 KW), Nr. 65, e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren ishte dëmtuar me lëndë, të dyshuar eksplozive.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)