08:39 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tritoli në banesën e gjyshit, Xhisiela jetonte dhe vetë aty. Çfarë deklaronte Ramazan Muça pak ditë më parë

09:11 | 08/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tritoli në banesën e gjyshit, Xhisiela jetonte dhe vetë aty. Çfarë deklaronte Ramazan Muça pak ditë më parë

Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:30,  në fshatin Larushk në  Fushë-Krujë, në cepin e oborrit  që lidh banesat e shtetasve B.Muça dhe Ramazan Muça është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Fax News mëson se banesa është e gjyshit të Xhisiela Malokut nga ana e nënës dhe e xhaxhait të nënës së saj.

Vetë Xhisiela është shprehur në disa dalje të mëhershme për mediat se ajo ka pasur një marrëdhënie shumë të afërt me gjyshin dhe dajet nga ana e së ëmës, pasi ata e kanë mbështetur pas humbjes së të atit. Theksojmë se vetë Xhisiela qëndronte në banesën e gjyshit të saj.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale, ndërsa tronditja ka qenë e madhe.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e  ngjarjes dhe ka shoqëruar 9 persona.

Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes , identifikimin dhe kapjen e  autorëve.

Xhisiela është kthyer së fundi në një nga emrat më të përfolur në media për shkak se ka qenë pre e dhunimit nga ana e djalit të deputetit të PS-së në Krujë, Rrahman Rraja.

Vetë ajo ka dhënë dëshmi kontradiktore në media dhe në prokurori, pasi dyshohet se ka qenë nën presion të vazhdueshëm.

Vetë Ramazan Muça ka folur pak ditë më parë për ngjarjen ku është shprehur se ai nuk ka ditur asgjë për dhunimin e mbesës së tij. Sipas Muccës dhe vetë e ëma e Xhisielës nuk ishte në dijeni të asaj që kishte ndodhur.

“Nuk dimë asgjë, as vajza ime nuk ka ditur gjë”, deklaronte Ramazan Muça.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Gjiri detar i Durrësit një “hambar” me objekte arkeologjike, zbulohen relikte anijesh të lashta (Foto)

Para

Familjet shqiptare pa para, Banka e Shqipërisë: Shpenzimet, më të mëdha se të ardhurat

Para
Familjet shqiptare pa para, Banka e Shqipërisë: Shpenzimet, më të mëdha se të ardhurat

Familjet shqiptare pa para, Banka e Shqipërisë: Shpenzimet, më të mëdha se të ardhurat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vjen sërish i nxehti afrikan, temperaturat ngjiten në 40 gradë

Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.