Mbetet ende i pazbardhur shpërthimi në zyrat e LSI-së në Durrës që ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
LSI Durrës në një reagim të sajin shprehet se Rilindasit ende nuk kanë gjetur kush i ka vënë tritolin farmacisë së babit të Saimir Tahirit e jo më të gjejnë kush vuri tritolin në zyrat e LSI-së.
“Rilindasit ende nuk kanë gjetur kush i vuri tritolin Bashkim Tahirit, babait të Sajes, jo më të gjejnë kush vuri tritolin në zyrën e LSI, Lagjen 18, Durrës, ku vetëm 5 metra më tutje prej 2 ditëve po ruhen kutitë e fletëve të votimit në shkollën e Fizkulturës “Benardina Qeraxhi”
Ne kishim dhe kemi shumë arsye të besojmë se tritoli gjendet në duart e Rilindasve , por serish kërkojmë drejtësi
Ne besojmë tek socialistët durrsakë të ndershëm, por nuk mund të heshtim para Rilindjes së Krimit në Durrës”, shkruhet në njoftimin e LSI-së së Durrësit.
(E.K/SHUPLAKA)