Gurorja ku ndodhi shpërthimi ditën e djeshme në Krujë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri, ka qenë në pronësi të shtetasit Haki Cacaj i cili ka deklaruar për Fax News se e kishte shitur nga pamundësia për ta menaxhuar.
Ai është banor i fshatit Kurcaj ku ndodhet gurorja ndërsa ka treguar se i biri, Besniri punon në këtë ndërmarrje por që nuk ndodhej në punë ditën e djeshme kur ka ndodhur incidenti fatal.
Mësohet se gurorja ishte e licencuar dhe në pronësi të Klemend Muratajt ky ia kishte lënë në administrim Neritan Jaupajt.
Ngjarja ka ndodhur në orët e paradites ndërsa Policia e njoftoi atë vetëm në mbrëmje
Një shpërthim tritoli i mori jetën një personi ndërsa plagosi rëndë një tjetër në një gurore në Krujë ndërsa Policia njofton se për ngjarjen janë arrestuar tre persona.
Personat e arrestuar janë N. J 42 vjec, G.D., 48 vjeç, banues në Tiranë dhe B. C., 32 vjeç, banues në Kurcaj, Krujë si dhe janë shpallur në kërkim policor shtetasit, K. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator, si dhe shtetasi A. K., 66 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në guroren e Kurçajt në Nikël ndërsahumbi jetën Asllan Jaupaj 55 vjeç dhe mbeti i plagosur Gani Demushaj 55 vjeç.
Një natë më parë u njoftua shoqërimi i përfaqësuesit ligjor të firmës dhe një punonjës tjetër që ishte prezent në momentin e shpërthimit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post