Zëvendës ministri i Brendshëm Besfort Lamallari gjatë një deklarate për mediat, ka dënuar sulmin me tritol ndaj shtyllës së së tensionit të lartë të transmetimit të energjisë elektrike 400 KW në Laç e cila u denoncua fillimisht nga Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla (Lexo këtu).
Lamallari e konsideroi këtë akti si terrorist duke argumentuar se një veprim I tillë në bazë të ligjit shqiptar mund të dënohet nga 15 vite burg, deri në burgim të përjetshëm.
“Fatmirësisht nuk ka pasur banesa afër, pasi mund të sillte dëme në jetë njerëzore. Grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen, si koha, motivet dhe autorët. Kjo vepër penale konsiderohet si terroriste dhe dënohet nga 15 deri në burg përjetë”.
Gjatë deklaratës së tij, Lamallari tha se shpresonte se kjo ngarje të mos ketë lidhje me politikën pavarësisht se sipas tij, segmente të ndryshme janë nxitëse të akteve të dhunës.
“Shpresojmë që kjo ngjarje mos ketë lidhje me politikën edhe pse gjuha që përdoret nxit dhe prodhon ngjarje të tilla”, tha ai.
Kujtojm se lidhur me deklarata e zyrtarëve të qeverisë se këto akte ishin nxitur nga kreu i opozitës, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi Partisë Demokratike (Lexo këtu).
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post