Forma më e lashtë e meditimit, Yoga, është shpallur trashëgimi kulturore nga UNESCO. Me vendim të Komitetit të UNESCO-s, i mbledhur në Addis Abeba, Yoga u shpall sot trashëgimi kulturore jomateriale e njerëzimit. Delegacioni indian i udhëhequr nga Ruchira Kamboj, e cilësoi këtë lajm si “triumf diplomatik”. Propozimi i indianëve u mbështet unanimisht nga të 24 anëtarët e panelit, përfshirë këtu Turqinë, Kubën, Afganistanin, Korenë dhe Palestinën.
“Arritje e madhe për Indinë. Yoga është shtuar në listën e të paprekshmëve të UNESCO-s”, shkroi në “Twitter” ministri indian i Kulturës, Mahesh Sharma.
Birra belge dhe rumba kubane, u shpallën gjithashtu trashëgimi e njerëzimit.