Rënia nga Superliga e ka zbehur në ekstrem situatën tek ekipi bardheblu. Ata kanë triumfuar në finale ndaj Skëndërbeut por kjo nuk ka bërë që të rritet sa do pak entuziazmi në skuadër.
Trajneri Josa ka refuzuar medaljen, ndërkohë që Karabeci e mori në dorë kupën dhe e ngriti sa për të thënë.
Të vetmit që bënin foto entuziastë me të ishin futbollistët afrikanë.
Trajneri Josa u shpreh në një intervistë për “Gol pas Goli” pas ndeshjes se nuk u heq meritat për lojën futbollistëve, por edhe pse skuadra e tij fitoi, kjo ishte një ditë e trishtuar për shkak të rënies nga kategoria.
” Nuk kam çfarë të ndaj me futbollistët. Çdo trofe që kam marrë, përherë meritën ua kam dhënë futbollistëve se ata janë aktorët kryesor në një ndeshje, sidomos në finale. Kisha më shumë entuziazëm kur kam marrë Superkupën me Skënderbeun apo Kupën me Tiranën. Po çfarë të kishte tjetër pas kësaj disfate që pësuam në kampionat
Nuk dua t’i ul meritat futbollistëve, stafit drejtues dhe bashkëpunëtorëve të mi. Por të them të drejtën sot ishte një ditë e trishtuar për mua, përveç ditës që zbritëm nga kategoria”, u shpreh Josa
(B.H/Shuplaka)