Sot në orën 17:00 do të zhvillohet finalja e madhe Botërorit ku do të përballen Franca me Kroacinë. Ndeshja do të zhvillohet në Moskë në stadiumin Luzhniki.
Në këtë sfidë Franca vjen si favorite por ky Botëror nuk ka ekipe të vogla dhe ekipe të mëdha. Të dyja skuadrat do të përballen për trofeun e lavdishëm të Kupë së Botës. Tashmë në stadium ka mbërritur edhe ky trofe i cili po pret që të ngrihet lartë nga skuadra fituese.