“Në vend të Adelës” ishte projekti humanitar që i është dedikuar ndarjes nga jeta të banores së Big Brother Adelajda Xhamani.
Projekti në fjalë, një koncert muzikor, ku paratë e biletave do të shkojnë për një vajzë që si Adela ka dëshirë të shkollohet dhe të jetojë në Tiranë .
Prezantuesja e këtij projekti Arbana Osmani, gjatë një fjalës së saj tregoi momentet se si e njohu Adelajdën, pak para se të bëhej pjesë e shtëpisë së “Big Brother”.
“E kam njohur Adelën dy netë përpara se të futej në shtëpinë që do të kthehej më e ndjekura në Shqipëri, Big Brother. Trokita në dhomen e hotelit dhe pashë vajzën më të bukur që kisha takuar ndonjëherë në ekranet shqiptare dhe më të friksuar. Adela dridhej dhe më thoshte: “Ti nuk e ke idenë se nga vijë unë, nuk e ke idenë se çfarë po bëj unë’. Në atë frikën e saj të madhe fshihej një guxim për të ndryshuar jetën, për të lënë pas jetën që kishte dhe për të nisur një të re që dëshironte”, tha Arbana Osmani.
Discussion about this post