Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Persona të paidentifikuar kanë grabitur një banesë në pronësi të tregtarit Adem Kola. Paraprakisht mësohet se grabitësit kanë marrë shuma të koniderueshme eurosh.
Ende nuk është bërë e njohur shuma e saktë që autorët kanë marrë nga banesa. Më pas ata janë larguar me shpejtësi prej andej.
Policia ka mbërritur në banesën e Kolës dhe po punohet për identifikimin e autorëve të përfshirë në ngjarje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Kavajë. Informacion paraprak. Më datë 14.09.2017, rreth orës 04:20, në lagjen Nr.1, Kavajë, në banesën e shtetasit A. K., kanë hyrë 3 persona (të paidentifikuar) të cilët kanë vjedhur një shumë parash, ku në tentativë për t’u larguar kanë goditur me mjete rrethanore pronarin e banesës, i cili ka marrë lëndime të lehta. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(E.K/SHUPLAKA)