‘’Nuk do të kemi ushqim të hamë”, ky ka qenë parashikimi fatalist i avokates Bora Feri e cila ishte ftuar për të diskutuar në lidhje me martesën në ‘’Top Show”.
Ajo tregoi edhe arsyet pse ende nuk po bën fëmijë, ndërsa tregoi se pasiguria është ajo më kryesorja.
“Nuk e di se kur do të mendoj të bëj fëmijë, por për momentin nuk besoj se kam sigurinë e duhur për të bërë këtë hap’, tha avokatja.
Gjithsesi, Bora ishte e vetëdijshme për pasojat negative të vendimeve për të mos u riprodhuar, teksa nuk ngurroi të bëjë edhe një parashikim tejet fatalist.
“Vendimi për të mos bërë fëmijë, i shumë njerëzve në botë ka pasojat e veta shumë negative. Do të vijë një ditë, që nuk do kemi ushqim të hamë. Nëse emancipohen edhe njerëzit në Azi dhe Afrikë, atëherë njerëzimi do të vuajë vërtetë për të gjetur ushqim”, u shpreh Bora Feri.
(E.K/Faxweb)