10:52 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Trondit ish-zyrtari i lartë i CIA-as: Një pjesë e Kosovës mund t’i jepet Serbisë

16:18 | 09/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trondit ish-zyrtari i lartë i CIA-as: Një pjesë e Kosovës mund t’i jepet Serbisë

Ish-zëvendësshefi i CIA-s për Ballkanin, Steven Meyer, thotë se është e nevojshme që Beogradi dhe Prishtina të ulen në tavolinë për të diskutuar zgjidhjen finale, pa praninë e fuqive të mëdha.

Sipas tij sa herë që involvohen në një çështje SHBA-të dhe Rusia, atëherë gjërat komplikohen.

Ndërkohë Meyer thotë se nuk mund të pajtohet me shumë miq të tij në Serbi, të cilët thonë se Kosova i përket Serbisë.

Ai thotë se ndoshta një ditë një pjesë e territorit të Kosovës mund ti jepet Serbisë, por asnjëherë i gjithë territori.

“Unë e di që disa miq këtu(Beograd), besojnë që Kosova do t’i përkasë Serbisë prapë, ndoshta brenda një shekulli, por unë nuk mendoj ashtu. Ndoshta një pjesë e saj(Kosovës) mund ti përkasë përsëri Serbisë, por jo i gjithë territori i Kosovës”, ka thënë Meyer për Danas, transmeton Gazeta Express.

Teksa ka folur për çështjen e taksës, Meyer ka thënë se një vendim i tillë ka vështirësuar progresin në dialog.

Ai përmend edhe Asociacionin, duke thënë se është pjesë e rëndësishme e marrëveshjes së Brukselit.

“Prishtina ka vështirësuar progresin duke vendosur taksë dhe duke refuzuar të implementojë Asociacionin e Komunave Serbe, që është çështja më e rëndësishme e Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë ai.

Për një shkëmbim të mundshëm të territoreve, ai thotë se është reale që pjesa në veri të lumit Ibër t’i takojë Serbisë, por thotë që problem përbën jugu i Serbisë, pasi që shteti serb do të tentojë të ruaj sovranitetin, dhe sipas tij një gjë e tillë do të nënkuptojë luftë dhe gjakderdhje.

Pas

Kultivonin bimë narkotike, arrestohen 2 autorët

Para

Rekrutonte vajza të mitura si masazhatore, 66-vjeçari përballet në gjykatë me akuzën e rëndë: Abuzonte seksualisht dhe…

Para
Rekrutonte vajza të mitura si masazhatore, 66-vjeçari përballet në gjykatë me akuzën e rëndë: Abuzonte seksualisht dhe…

Rekrutonte vajza të mitura si masazhatore, 66-vjeçari përballet në gjykatë me akuzën e rëndë: Abuzonte seksualisht dhe...

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTOLAJM/ Ceremonia e përurimit të Atit të Shenjtë, Papa Leoni XIV fillon lutjen në Bazilikën e Shën Pjetrit

Diaspora “fut” në Kuvend Olta Xhaçkën, me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

Dy turistë kanadezë humbin rrugën në Karaburun, Policia Kufitare e Dhërmit iu vjen në ndihmë

I pari qark në rang kombëtar, Kukësi mbyll numërimin e votave të diasporës për subjektet dhe kandidatët

Dyshime për krim zgjedhor/ Sekuestrimi i telefonit të Elvis Roshit, policia njoftim zyrtar, ja çfarë iu gjet

Lufta/ Rusia përshkallëzon sulmet në Ukrainë pas dështimit të bisedimeve për paqe

Krimi zgjedhor/ Policia kontroll fizik dhe banese për 5 persona, sekuestrohen fatura, kupona nafte dhe lista votuesish

Tornado shkatërron Kentucky-n dhe Misurin: 27 të vdekur, dhjetëra të plagosur

(VIDEO)Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në New York

Tiranë/Vetëplagoset me armë pa leje, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorë, një tjetër në kërkim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.