21:07 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Trondit raporti i FMN-së: Europa do të ketë krizën më të thellë nga viti 1930, përfitojnë vendet aziatike

21:36 | 14/04/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trondit raporti i FMN-së: Europa do të ketë krizën më të thellë nga viti 1930, përfitojnë vendet aziatike

Çdo gjashtë muaj Fondi Monetar Ndërkombëtar raporton mbi gjendjen e ekonomisë botërore, duke shtjelluar parashikimet e saj. Por raporti i dalë sot është padyshim ai më i zymti i shkruar ndonjëherë, të paktën në parashikimet për dyvjeçarin e ardhshëm, ku ajo parashikon një rënie të ekonomisë globale me 3%.

Diçka e paprecedent, nga momenti që gjatë krizës financiare në 2009 rënia ishte vetëm me 0.1%. Është hera e parë nga vitet ’30 të shekullit të kaluar, që ekonomitë gjithë vendeve kryesore do të jenë në recesion.

Sipas FMN-së, impakti i pandemisë në ekonominë botërore do të jetë tejet i rëndë këtë dy vjeçar, veçanërisht për ekonomitë europiane.

Sipas FMN-së, vendi që do të pësojë rënien ekonomike më të rëndë është Italia, që parashikohet se mund të humbë 9.1%  të GDP-së në 2020, me një rritje me 4.8% në 2021, por që nuk do të mundet të rikuperojë humbjet e këtij viti. Por edhe vendet e tjera të Bashkimit Europian do të shohin shifra dramatike.

Gjermania do të ketë një ulje me 7% në 2020, e balancuar me një rritje 5.2% në 2021. Në Francë, ulja e parashikuar do të jetë me 7.2%, në Spanjë me 8%.

Ndryshe situata në Shtetet e Bashkuara, kur humbja e parashikuar me 5.9% do të kapërcehet e gjitha në vitin pasues, ku pritet një rritje me 8.3%.

Sipas Raportit, gjithsesi, parashikohet që pandemia do të jetë një shtysë e madhe për një kalim epokal të ekuilibrave ekonomike nga perëndimi në lindje. Vende si Kina, India dhe Indonezia, edhe pse me ritme më të vogla, sërish këtë vit do të njohin rritje. Madje, Kina me rritje 1.2% në 2020 vitin që vjen do të njohë rritje me të paktën 9.2%.

Për sa i përket Ballkanit Perëndimor, ku futet edhe Shqipëria, FMN parashikon një ulje me 5.2 % në vitin 2020, e balancuar në mënyrë të pjesshme nga viti 2021, ku rritja do të jetë 4.2%.

Pas

VIDEO/ “Mbetën djemtë pa martuar”, Ylli Baka bën këngë për karantinën: Mbyllur brenda nuk duroj, më lini të fluturoj

Para

Drejtori i OSHEE konfirmon vendimin për “afrofet”: Kur është e pamundur që të lexohet matësi, faturimi me vlerë referuese

Para
Drejtori i OSHEE konfirmon vendimin për “afrofet”: Kur është e pamundur që të lexohet matësi, faturimi me vlerë referuese

Drejtori i OSHEE konfirmon vendimin për "afrofet": Kur është e pamundur që të lexohet matësi, faturimi me vlerë referuese

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.