Rastet e abuzimeve seksuale janë përhapur shumë kohët e fundit. Nuk ka ditë të mos dëgjojmë ngjarje të abuzimeve të cilat janë vërtet tronditëse.
NJë rast i tillë ka ndodhur në Tiranë. Një grua me probleme mendore është abuzuar seksualisht nga fqinji i saj 55 vjeçari, Rezar Bineri banues në Tiranë.
Fqinja e tij me iniciale A.M 39 vjeçe është e sëmurë mendore me skizofreni dhe ka mbetur edhe shtazënë. Kjo e bënë akoma edhe më tronditës rastin.
Ka qenë motra e 39 vjeçares e cila ka denoncuar në polici ditën e djeshme veprimet anormale të 55 vjeçarit. Ajo ka treguar se para disa kohësh ka futur në shtëpi një elektriçist dhe duke qenë se ishte në punë ka patur raste që e ka lënë motrën vetëm me të.
Gjatë ditës së djeshme është bërë edhe arrestimi i 55- vjeçarit.
Mësohet se në polici Rezart Bineri ka treguar se nuk e ka ditur që fqinja e saj kishte probleme mendore ndërkohë që motra pohon se Bineri e ka ditur këtë fakt.
Ai është shprehur se ka pasur një tërheqje ndaj saj.
Gjithashtu ka pohuar se kishte kopjuar çelësin e banesës dhe hynte në shtepi sa herë qe motra e 39 vjeçares nuk ishte aty.