Një ngjarje e rëndë ka ndodhur 3 muaj më parë në fshatin Vrinë të Sarandës. Nga kjo ngjarje ështëzbuluar edhe është shpallur në kërkim 48-vjeçari Izet Ademi, i cili akuzohet se ka përdhunuar vajzën e tij 14-vjeçare.
Sipas një portali online 48-vjeçari është një person me precedentë të mëparshëm penalë për “vjedhje” dhe “trafik klandestinësh”. Po kështu ai është divorcuar nga bashkëshortja dhe mësohet të ketë shfrytëzuar kohën që i takonte ligjërisht për të takuar të bijën për ta përdhunuar në fshatin ku jetonte.
Kjo ngjarje tronditëse është denoncuar dje në komisariatin e policisë së Sarandës nga mamaja e së miturës pasi kishte mësuar se çfarë kishte ndodhur. Edhe e mitura nuk e ka mbajtur të fshehur këtë ngjarje. 48-vjeçari po hetohet Ademi është duke u hetuar në gjendje të lirë. (J.V/Shuplaka)