12:02 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tronditëse/ Iu rrezikohet banesa, fëmijët tentojnë të hidhen nga çatia (Situata shkon në ekstrem)

10:22 | 11/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tronditëse/ Iu rrezikohet banesa, fëmijët tentojnë të hidhen nga çatia (Situata shkon në ekstrem)

Familjarët e një banese që rrezikon të shembet pranë Shkollës Petro Nini Luarasi, janë shfaqur në një gjendje tepër të rënduar mëngjesin e sotëm.

Disa prej fëmijëve kanë tentuar që të hidhen nga çatia e banesës, ndërsa familjarët iu kanë vënë flakën disa mbeturinave, që rrezikojnë të përfshijnë dhe objektin.

Banorët e 4 familjeve janë shtrirë në rrugë, dhe kanë humbur ndjenjat për shkak të situatës tejet të tensionuar. Një prej banoreve është shtatzënë dhe ka pasur kontraktime gjatë momenteve të tensionit.

Ata iu kanë dalë para makinave dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesës së tyre, të cilën e kanë me dokumente të rregullta.

‘’Është investimi i një jete, ku të shkojmë ne? Oligarkë, ku të shkojmë”, janë disa prej thirrjeve të banorëve. Ndërkohë që ambulanca ka mbërritur me disa minuta vonesë, po banorët insistojnë që të mos largohen prej aty.

“Po e kemi me djersë moj, jemi të rregullt me taksa me të gjitha,. Ku është qeveria moj? Ku ta çoj unë fëmijën tim? Të na japë përgjigjen shteti, të na japë përgjigjen Aleksandër Gavoçi”, shprehen mes britmave banorët.

Kujtojmë se banorët deklarojnë se e kanë blerë këtë pronë që në vitin 1939 nga shteti, kohë edhe kur i është sekuestruar prona nga qeveria e kohës nga ish-pronarët.

Ndërkohë që ish-pronari Aleksandër Gavoçi pretendon se e ka fituar në gjyq këtë pronë, me vendim të gjykatës së shkallës së parë. Janë rreth 15 banorë që preken nga kjo situatë.


(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: Aleksander Gavocibanoretgavocipetro ninitensione
Pas

PAMJE TË RËNDA/ Po iu marrin shtëpinë, gruaja shtatzënë pëson kontraktime. Banorët shtrihen në rrugë (Video)

Para

Luftuan për ISIS, Bosnja kthen dy xhihadistë nga Siria

Para
Luftuan për ISIS, Bosnja kthen dy xhihadistë nga Siria

Luftuan për ISIS, Bosnja kthen dy xhihadistë nga Siria

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr në Maknor, digjen 4 rulota në pronësi të një 42-vjeçari

Tiranë: Arrestime, shpallje në kërkim dhe hetime për dhunë, drogë dhe mashtrim

Trump: Ushqimi në Gaza vidhet, vetëm SHBA po ndihmon

Në bashkëpunim me ENFAST dhe autoritetet italiane, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

SPAK përfundon hetimet për UBT: 28 të pandehur për tenderat e Universitetit Bujqësor

Kultivonte kanabis mes parcelës, arrestohet në flagrancë në Lezhë

Vajza 19-vjeçare e zhdukur në Peru gjendet e vrarë dhe e copëtuar

Tepelenë: Arrestohen Babë e Bir për Kultivim të 194 Bimëve Kanabis

Situata e Zjarreve në Shqipëri: 9 Vatra në 24 Orët e Fundit, Rreziku Mbetet i Lartë

Rrëzimi i Avionit të Air India: 270 Viktima, SHBA dhe BE Shprehin Shqetësim për Hetimet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.