Një ngjarje e çuditshme i ka ndodhur një shqiptari në Francë i cili ka konstatuar se këmba e tij e prerë është përdorur pa leje si foto në një paketë cigaresh nga një kompani e cila merrej me tregtimin e tyre.
60 vjeçari shqiptar është habitur pa masë kur ka parë foton e tij me këmbën e amputur.
Fotoja e shqiptarit i cili jeton në lindje të Francës ishte vendosur në një pako cigareje të certifikuar nga Bashkimi Evropian, ku në ballinë kishte mbishkrimin: “Pirja e duhanit bllokon arteriet e gjakut”.
Shqiptari që jeton në Metz të Francës thuhet se e kishte humbur kohën gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri.
Fotoja në pakon e cigares u zbulua rastësisht nga djali i 60 vjeçarit që e konstatoi një gjë të të tillë gjatë momentit që po blinte një paketë cigare vitin e kaluar në Luksemburg
Ndërkohë avokatët e familjes po kontaktojnë Komsionin Europian për të mësuar se çfarë ka ndodhur.
Djali e kishte njohur këmbën e të atit për shkak të shenjave dhe cikatriceve.
Pasi kishte dërguar paketën e cigareve në shtëpi, konfirmimin e kishte bërë edhe babai i tij kishte që ajo ishte këmba e tij.
Burri thotë se nuk ka dhënë kurrë leje që fotoja të përdoret dhe beson se ajo është marrë në një spital ku kishte shkuar për tu pajisur me këmbë protezë.
“Është e pabesueshme që një person sheh që fotoja e tij është përdorur në një paketë cigaresh pa miratim” thotë avokati Antoine Fittante.
“Klienti im ndihet i tradhëtuar, dhe ndihet i lënduar duke parë këmbën e tij të prerë në një paketë cigaresh. Duhet ta pranojmë se kjo nuk është e këndshme”
Avokati i ka shkruar spitalit për të mësuar si ka mundësi që fotoja ka dalë nga ai spital.
Ndërkohë Komisioni Evropian është kontaktuar pasi rezulton përgjegjës për shpërndarjen e imazheve të tilla në të gjitha paketat e cigareve në BE.
Avokati Fittante thotë se zakonisht Komisioni përdor foto nga databasi i tij të cilat janë të verifikuara dhe të publikuara me konsensusin e personit që i përket.