Tronditet Anglia, fabrika gjigande e drogës zbulohet në bunkerin bërthamor të Ministrisë së Mbrojtjes, plot 1 milion paundë kanabis.
Një fabrikë gjigande kanabisi është gjetur në një ish-bunker bërthamor nëntokësor në Wiltshire të Anglisë jugperëndimore.
BBC raporton se policia ka zbuluar disa mijëra bimë kanabis me një vlerë të llogaritur prej 1 milion paundësh. Ndërkohë, pas konfiskimit të lëndës narkotike, policia britanike ka vënë në pranga gjashtë persona të moshave 15, 19, 27, 37, 30 dhe 45.
Në ndërtesën e zbuluar nëntokë, ndodheshin plot 20 dhoma, të gjitha të përdorura për kultivimin e kanabisit.
Ish-bunkeri i Ministrisë së Mbrojtjes, është ndërtuar në vitin 1980 për të mbrojtur personalitete lokale dhe zyrtarët e qeverisë në rast të një sulmi bërthamor. Por rreth 27 vite më vonë, është përdorur për të prodhuar lëndë narkotike. Kjo ngjarje ka tronditur opinionin publik në Angli. (D.D/Shuplaka)