Markus Beyer, ish-kampioni i i botës në peshat super të mesme në boksin profesionist ka ndrruar jetë në moshën 47-vjeçare pas një beteje me një sëmundje të rëndë.
Njoftimin për ndarjen nga jeta të boksierit e ka dhënë familja e tij. Beyer vdiq në një spital të Berlinit pas një beteje të shkurtër me sëmundjen e tij.
Ish-trajneri i tij, Ulli Egner, ka thënë se nuk ka fjalë ta përshkruajë dhimbjen për humbjen e një njeriu të mirë si Beyer.
“Nuk mund ta përshkruajë me fjalë atë që e ndiej. Të gjithë e dinë se ai ishte atleti im i preferuar dhe mbi të gjitha një njeri i mirë”, tha egner.
Beyer boksoi për herë të fundit në vitin 2008 dhe nga 2015-ta punoi si analist i boksit në televizionin gjerman MDR.
(B.H/Faxweb)