02:32 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Tronditet Burreli, shpërthim me eksploziv në hyrjen e banesës së kryebashkiakut demokrat

08:50 | 04/11/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tronditet Burreli, shpërthim me eksploziv në hyrjen e banesës së kryebashkiakut demokrat

Burreli është tronditur mesnatën e kaluar nga një shpërthim i fuqishëm. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen “Drita” në katin e katërt të një pallati.

Mësohet se lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e shesh pushimit, 2 metra larg banesës së kryetarit të bashkisë Mat, Nezir Rizvani. Fatmirësisht në dy banesat që ndodheshin pranë eksplozivit nuk ka pasur njeri dhe nuk ka të lënduar. Dyert e dy banesave janë dëmtuar.

Zyrtarisht policia njofton se rreth orës 00.40, Policia e Komisariatit  Mat, ka marrë njoftim se në lagjen “Drita”, Burrel, në shesh pushimin e brendshëm të një pallati është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Menjëherë në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nga verifikimet paraprake rezultoi se:

Në lagjen “Drita”, Burrel, në shesh pushimin e brendshëm  në katin e katërt të një pallati pesë katësh, midis dy hyrjeve, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Lënda plasëse ishte vendosur në shesh pushim me një distancë 160 cm larg derës së banesës të shtetasit M.B, rreth 55 vjeç, dhe 2 metra larg derës së banesës të shtetasit N.R, 53 vjeç, Kryetar i Bashkisë Mat.

Në të dy banesat e shtetasve M.B., dhe N.R., nuk ka pasur asnjë njeri në banesë. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar pjesërisht dy dyert e banesave të shtetasve të lartpërmendur. Dyshohet se sasia e lëndës plasëse të ketë qenë rreth 50 deri në 100 gramë.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, si dhe po punohet në mënyrë intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: burreltronditet qyteti
Pas

Bllokohet për tetë orë kalimi i shqiptarëve në Kakavijë, si e arsyeton pala greke problemin

Para

Shpërthimi në banesën e kryebashkiakut të Burrelit, reagon ashpër PD: Policia dhe Prokuroria të zbardhin me urgjencë autorët!

Para
Shpërthimi në banesën e kryebashkiakut të Burrelit, reagon ashpër PD: Policia dhe Prokuroria të zbardhin me urgjencë autorët!

Shpërthimi në banesën e kryebashkiakut të Burrelit, reagon ashpër PD: Policia dhe Prokuroria të zbardhin me urgjencë autorët!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.