Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës pak më parë ku burri vrau bashkëshorten e tij pas një konflikti.
Autori i vrasjes Çlirim Shaholli e ka qëlluar 40-vjeçaren Adriana Shaholli me mjete të forta në kokë e cila më pas cila ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit, ndërsa mbeten ende të panjohura rrethanat e konfliktit.
Banesa ku ndodhi ngjarja:
Njoftimi i policisë:
Durrës
Informacion paraprak
Më datë 08.06.2018, rreth orës 19:55 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasia A. Sh. 40 vjeçe banuese në lagjen Nr. 15, Durrës.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Ç.Sh. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta.
Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(B.H/Faxëeb)
Discussion about this post