Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pak pas mesnate në autostradën Tiranës Durrës, Policia e Durrësit njofton zyrtarisht se një person dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër, ndërsa ngjarja dyshohet se ka të bëjë me ndonjë mesazh që iu çohet biznesmenëve të ndryshëm që operojnë në zonë.
Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që nuk dihet me saktësi se sa herë është qëlluar me armë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.08.2021, në orën 01:45, në autostradën Durrës-Tiranë, një person ende i paidentifikuar i cili qarkullonte me automjet dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.