Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit, pasi një 33-vjeçar dyshohet se ka përdhunuar një vajzë të re.
Një 19-vjeçare me iniciale Xh.T ka denoncuar një ditë më parë në polici, se një 33-vjeçar më iniciale L.C nga fshati Papër, ka abuzuar seksualisht me të.
Sipas dëshmisë së vajzës, ngjarja ka ndodhur në maj të 2016-ës, ku 33-vjeçari i ka shkuar asaj në banesë dhe e ka përdhunuar. (D.D/Shuplaka)