Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë Drejtorisë së Policisë Elbasan, ku dy mjete janë shkrumbuar nga flakët.
Sipas burimeve nga policia, bëhet me dije se zjarri i është vendosur automjetit tip “Volkswagen” me targa AA 595 KP në pronësi të Hysen Hasekiu, i cili është djegur plotësisht.
Ndërkohë, mjeti tjetër tip “Skoda” me targa AA 702 DL në pronësi të Bledar Hoxha po ashtu ka përfunduar në flakë për shkak të afërsisë me mjetin tip “Volkswagen”.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqevë të zjarrvënies, ku dhe është bërë i mundur identifikimi i autorit të ngjarjes dhe përmes kamerave të sigurisë të ndodhura pranë Drejtorisë së Policisë Elbasan.
Sipas burimeve, dyshohet se autori i ngjarjes është Mario Toci, 38 vjeç, i njohur për policinë për shkak të preçedentëve të mëparshëm penal, ndërkohë nuk dihen shkaqet që shtynë 38 vjeçarin në ato rrethana.
(FaxWeb/B.L)