Shpërthim në një lokal në qytetin e Elbasanit rreth orës 03.45 të mëngjesit të sotëm. Ngjarja në një nga lokalet që ndodhen jo shumë larg qendrës së qytetit.
Burime të besueshme raporojnë se shpërthimi ndodhi në vendin e quajtur “Gurabardhi”. Si pasojë e shpërthimit bëhet me dije se një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. I plagosuri është 32-vjeç, pronar i lokalit.
Paraprakisht dyshohet se shpërthimi në lokal është shkaktuar nga përdorimi i të paktën i një granate luftarake. Nuk jepen detaje rreth ngjarjes, ndërkohë që forca të shumta policore ndodhen në vendin e ngjarjes.
Detajet e policisë:
Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Partizani”, Elbasan në ambjentet e një lokali është hedhur një granate dore e cila ka shpërthyer, dhe për pasojë është dëmtuar pronari i lokalit shtetasi A.A., rreth 32 vjeç, i cili ndodhej në lokal në ato momente.
I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.
(E.K/FAXWEB.AL)