Një ngjarje tronditëse u regjistrua në një klinikë në Berlin të Gjermanisë.
Mjeku i njohur, prof. Dr. Fritz von Weizsaecker, u vra teksa po mbante një leksion për mëlçinë.
59-vjeçari është djali i ish-presidentit të ndjerë gjerman, Richard von Weizsaecker.
Policia thotë se ka arrestuar një 57-vjeçar për ngjarjen e rëndë. Ai nuk ishte person i njohur për forcat e rendit.
Agresori po e ndiqte leksionin në rresht të parë në departamentin e psikiatrisë. Krejt papritur ai nxori një thikë dhe sulmoi mjekun e njohur.
Edhe një person që ndërhyri, u plagos.
Ngjarja ka shokuar Gjermaninë, aq më tepër kur nuk dihet motivi i këtij krimi barbar.