Një lajm i rëndë ka tronditur kinematografinë e Holliwoodit të Emirateve të Bashkuara.
Producenti mjaft i famshëm ka vrarë veten duke u hedhur nga kati i 16-të.
Sipas mediave vendase mësohet se producenti i serialit “Bixhoz me dashurinë” i cili po transmetohet edhe në Shqipëri, Sanjay Bairagi u hodh nga kati i 16 i ndërtesës në lagjen Malad në Mumbai.
Mediat indiane shkruajnë se 40-vjeçari ishte me depresion për shkak të disa çështjeve personale dhe kishte lënë një shënim para vdekjes.
Bairagi vetëm dy ditë më parë kishte qenë me familjen dhe miqtë duke festuar Festën e Ngjyrave.
Ai la pas gruan dhe djalin.
(F.M/Faxweb)