13:17 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

TRONDITET KUKËSI, trajneri Gjoka dhe lojtarët ndalohen nga Policia austriake. Shkak dyshimet për trukim

10:16 | 10/07/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
TRONDITET KUKËSI, trajneri Gjoka dhe lojtarët ndalohen nga Policia austriake. Shkak dyshimet për trukim

Tronditet klubi i Kukësit dhe futbolli shqiptar. Një pjesë e skuadrës kampione është ndaluar dje gjatë mbrëmjes në Vjenë dhe është marrë në pyetje për orë të tëra. Shkaku?

Dyshimet për trukime në disa ndeshje miqësore që Kukësi zhvilloi pikërisht në tokën austriake. Situata e djeshme ka krijuar shqetësim dhe panik në ambientet e klubit kampion në fuqi të Shqipërisë dhe ka vënë në siklet të madh edhe futbollistët para ndeshjes së Champions-it kundër Sherif Tiraspolit më 12 korrik.

NGJARJA
Gjithçka ka ndodhur dje në mbrëmje, kur autobusi i skuadrës së Kukësit po mbërrinte në Vjenë, nga ku sot do të niset drejt Moldavisë.

Rreth orës 21:30, kur autobusi ka mbërritur në kryeqytetin austriak pas një udhëtimi prej 7 orësh nga qyteza e Kaprunit, policia e ka ndalur mjetin dhe ka thirrur një pjesë të futbollistëve në një prej komisariateve të Vjenës.

Gazeta ”Panorama Sport” ka mundur të zbulojë se së bashku me lojtarët është thirrur edhe trajneri Ernest Gjoka. Arsyeja e shoqërimit të futbollistëve ka qenë dyshime për trukime në lidhje me disa miqësore që Kukësi zhvilloi së fundmi në Austri.

KUSH JANË LOJTARËT
Përveç trajnerit Gjoka, gazeta mëson se lojtarët e shoqëruar në polici janë portierët Enea Koliçi dhe Ervis Koci. Të tjerët janë Ylli Shameti, Albert Serran, Rustem Hoxha, Hair Zeqiri dhe Simon Rrumbullaku. Lojtarët kanë qëndruar për më shumë se tri orë në komisarisat dhe mësohet se një pjesë e tyre janë lënë të lirë rreth orës 00:45.

PRECEDENTI
Nuk ka ku të shkojë më keq se kaq sa i përket imazhit të futbollit shqiptar. Vitin e kaluar UEFA dënoi kampionët e Shqipërisë, Skënderbeun, që të mos merrte pjesë në Champions, pikërisht për trukime. Ndërkohë, sot sërish kampionët në fuqi të Shqipërisë ndalohen në Vjenë me të njëjtin dyshim.

Gjithsesi, deri në këtë moment kemi të bëjmë vetëm më hetim për një paracaktim të mundshëm rezultatesh, pasi mund të rezultojë që Kukësi të jetë krejtësisht i pastër. E gjitha kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

 

 

Etiketa: kukesisporttronditet kukesi
Pas

Tentoi të përdhunonte 14-vjeçaren duke hyrë me forcë në banesë, arrestohet i riu në Vlorë

Para

U godit me grusht në takimin e Bashës, flet deputeti i PD: Më qëlloi ai që e emërova drejtor burgu

Para
U godit me grusht në takimin e Bashës, flet deputeti i PD: Më qëlloi ai që e emërova drejtor burgu

U godit me grusht në takimin e Bashës, flet deputeti i PD: Më qëlloi ai që e emërova drejtor burgu

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Beteja është e gjithanshme.Motoja jonë është, qeveri teknike ,zgjedhje të lira

Berisha publikon pamje nga farsa elektorale: Komisionerët votojnë bashkë me zgjedhësit, kontrollojnë çdo votë

“Mjaft me bombat” – Trump ultimatum Izraelit: Ulni avionët dhe ktheni pilotët në shtëpi

Divjakë, 15-vjeçari humb jetën në një aksident me motoçikletë

Berisha: “Vota vdiq pa hyrë në kuti”, rinumërimi është kërkesë e kandidatëve, jo e PD-së

Trump: Nuk jam i kënaqur, Izraeli dhe Irani shkelën armëpushimin

Berisha: Fox News e cilësoi Ramën si “Ramaduro i Europës”

SPAK merr të pandehur kreun e KPP, Jonaid Myzyrin

Rutte: Shtetet e Bashkuara, të përkushtuara plotësisht ndaj NATO-s

Samiti i NATO-s në Hagë, Rama takohet me shefin e aleancës Mark Rutte

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.