Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Grizhë të Malësisë së Madhe, ku një tren i linjës Shqipëri-Mal i Zi ka dalë nga shinat.
Sipas raportimeve, shkak i këtij aksidenti është bërë dëmtimi i trasesë, si pasojë e të cilës janë rrëzuar gjashtë nga 10 vagonët e trenit të mbushura me materiale inerte. Për fat të mirë nga ky aksident nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Aksidenti ndodhi larg zonave të banimit, por në të tjera segmenta të hekurudhës, treni kalon në afërsi të banesave në zonën e Malësisë së Madhe, çka përbën një rrezik për sigurinë e tyre.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur detajet, megjithatë nga hetimet paraprake, mendohet se një tjetër shkak i aksidentit mund të jetë edhe amortizimi i hekurudhës, për shkak të mos mirëmbajtjes së shinave. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post