Një zjarr gjigand ka djegur rreth 140 ndërtesa në Niigata, prefekturë në Detin e Japonisë.
Flakët u shpërndanë me shpejtësi në të gjithë qytetin, për shkak të erërave të forta.
Sipas Japan Today, plot 65 banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në një tjetër qytet, ndërsa 586 banorëve të tjerë janë evakuuar në ndërtesa të sigurta brenda qytetit.
Mësohet se dy persona janë lënduar për shkak të gëlltitjes së tymit, ndërsa autoritetet kanë mobilizuar ushtrinë për të ndihmuar. (D.D/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=WAxaOX5Ubqc
Discussion about this post