Sulmuesi i Milanit, M’Baye Niang është bërë si pjesë e një skandali seksual. Ky skandal ka ardhur nga postimi më i fundit në “Twitter” i transeksuales Guendalina Rodriguez, i cili me një tekst provokues ka ngritur një stuhi të tmerrshme në rrjetet sociale dhe jo vetëm. “Një herë e përgjithmonë, po, kam shkuar me Niang dhe ai është më shumë femër se unë”, ka shkruar ajo. Por postimi është fshirë mënjëherë por gjithsesi çështja ka bërë bujë në mediat italiane.
Deklaratat e atij që është konsideruar si “transi i VIP-ave” vijnë në vijim të atyre të deklaruara pak javë më parë në programin “La Zanzara”: “Jam njohur me këtë futbollist të Milan gjatë një darke në Milano. Ai u vetëofrua që të më shoqërojë në hotel, pa dyshuar se kishte përballë një trans. Unë e zbulova më pas që ai ishte futbollist i Milan, por emrin nuk do ta përmend, sepse nuk dua të rrezikoj ndonjë denoncim. Ai më tha: nëse del emri im, atëherë ka marrë fund. Ju them vetëm se është aktiv, shumë aktiv, me shumë dhunti, me ngjyrë, i ri dhe ngjason me Balotelli. Hera herës frekuentohemi”, tha ai. Deri tani nuk ka patur asnjë reagim nga Niang, apo nga ana e klubit kuqezi. (J.V/Shuplaka)