Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Rus në Shkodër.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se viktimë e atentatit të bërë mëngjesin e sotëm është shtetasi Nazmi Bandulla.
Vrasja bëjnë me dije burimet ka ndodhur në një lokal në afërsi të banesës së Bandullës, ndërkohë që ende nuk dihen detaje në lidhje me skemën e ekzekutimit që kanë ndjekur autorët.
Policia ka blinduar zonën, dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve që deri tani nuk është bërë e mundur.
“Rreth orës 08:15, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Partizani”.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Shkodrës.
Viktima nuk është një emër i panjohur, pasi dhe më herët i është vendosur një sasi tritoli në makinë.
Në vitin 2020 Bandulla kishte tentuar që të vriste me armë vëllanë e tij, dhe ishte arrestuar asokohe nga policia.
Vetëm tre muaj më pas atij iu vendos tritol në makinë, ku pas ngjarjes do të dëshmonte si më poshtë:
“Unë sapo isha futur në banesë dhe pak minuta më përpara kam qenë brenda oborrit. Jam ngjitur në shtëpi dhe më pas ka shpërthyer. Nuk e kam idenë se kush mund ta ketë vendosur. Fouristrada ime ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë që në orët e paradites.
Kam dalë në mëngjes, kam ngrënë diçka dhe më pas jam rikthyer në shtëpi dhe e kam lënë makinën aty brenda oborrit. Nga ai moment nuk e kam lëvizur më ndaj nuk e kam idenë se si mund të ketë ndodhur”.
Lexo edhe lajmin:
(E.K/Faxweb.al)