Tekniku i Skënderbeut, Ilir Daja mes zhgënjimit ka thënë se do të rishikojë pozicionin e tij për shkak se ndihet i zhgënjyer nga skuadra.
Pas humbjes ndaj Laçit, Daja tha se nëse do të ishte një situatë tjetër atëherë do të vinte dorëheqja e parevokueshme.
Kurrë nuk ju kemi parë kaq të mërzitur. Çfarë ndodhi?
Kemi parë gjithçka mirë në pjesën e parë, përveç momentit të fundit. 2 ndërrimet e detyruar të Shehit dhe Muzakës, prishin gjithçka në pjesën e dytë. E kam thënë dhe vazhdoj të them. Lojtarët me perspektivë, nuk hyjnë të ingranuar komplet në ekuilibrat e lojës. Marr përgjegjësitë e mija. Nuk ndodh që Skënderbeu të ketë gjithë atë prishje të ekuilibri. Unë jam ai që përgjigjem. Do të analizojmë me shumë kujdes çdo gjë që ka ndodhur. Nëse do kem përgjegjësi unë si trajner do shoh pozicionin tim. Gjendja që ka klubi dhe dënimi i djeshëm, ka sjellë situatën e njëjtë si në Shkodër. Ekipi e vuan jashtë mase vendimin që del para ndeshjes
8 pikë diferencë janë shumë. Vetëm matematika iu penalizon. Ia vlen ta rishikoni vendimin
Ky ekip më ka dhënë kënaqësinë dhe ka bërë periudhë të mirë në kampionat. Në qoftë se do të kishte qenë një situatë tjetër, do ishte një dorëheqje e parevokueshme. Kjo bie ndesh me situatën ku ndodhet klube. Nëse nuk ka më shenja motivimi dhe ekuilibër, trajneri duhet të marrë përgjegjësitë ve veta, tha ai për Supersport.
(M.Q/Faxweb)