Shefi i Shtabit Ushtarak të Tajvanit Shen Yi-Ming dhe shtatë persona të tjerë humbën jetën në një përplasje me helikopter në zonën malore të Tajvanit të enjten në mëngjes. Helikopteri më parë ishte raportuar si i zhdukur.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Tajvanit, Shen Yi-Ming vdiq kur një helikopter UH-60M u rrëzua në një zonë malore afër Taipei. Pesë persona të tjerë janë shpëtuar raportojnë mediat e huaja. Helikopteri mbante 13 persona në bord. Ata do të takonin ushtarët në Qarkun verilindor para Vitit të Ri.
Gjithsej 8 njerëz vdiqën në këtë aksident dy gjeneralë të mëdhenj – Yu Chin-Wen, zv / drejtor i Byrosë së Luftimeve Politike të Tajvanit dhe Hung Hung-chin, zëvendës shef i shtabit të përgjithshëm për inteligjencën e Tajvanit.
Një colonel dhe një kapiten gjithashtu kanë vdekur në aksident. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha në deklaratën e saj se vendi i rrëzimit të helikopterit është identifikuar dhe dy avionë ushtarakë me rreth 80 oficerë janë dërguar në vendin e përplasjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)