Pas protestave ndër të tjera në Kosovë, Londër dhe New York, është zhvilluar një protestë në mbështetje të Ramush Haradinaj edhe në Tropojë.
Edhe qytetarët e Bajram Currit janë bërë bashkë në marshimin në përkrahje të ish-kryeministrit të Kosovës që vijon të qëndrojë në paraburgim pas arrestimit të tij disa ditë më parë.
Protestës në Tropojë i janë bashkuar Shoqëria Civile dhe partitë politike.
“Lironi Haradinajn, heroin e luftës”, “Haradinaj është i pafajshëm”, “Një komb, një qëndrim”, ishin disa nga pankartat që mbanin protestuesit. (XH.A/SHUPLAKA)