Admir Murataj është shpallur në kërkim nga policia si një nga 6 grabitësit e 3.2 milionë eurove të bankës së BKT-së që ndodhi më 9 shkurt në afërsi të Rinasit.
Sipas një portali online më herët 45-vjeçari ka përdorur mbiemrin Nikaj dhe është me origjinë nga Margegaj i Tropojës. Ndonëse për momentin është një nga njerëzit më të kërkuar nga policia shqiptare, për të vijojnë kërkimet edhe nga shteti fqinj, Greqia pas arratisjes spektakolare nga burgu bashkë me grupin e Ilir Kupës, të njohur si banda e Babagjyshëve.
45-vjeçari u arratis nga burgu i Trikallas bashkë me Klement Çalën, në janar të 2013, pjesëtar të një bande shqiptaro-greke të akuzuar për 9 grabitje dhe tentative grabitje bankash, me shumë totale 2.000.000 euro, mes tyre edhe bankën në Larisa më 16.05.2013, grabitje e faktuar nga gjurmët e gishtave. Ndërsa Klementi u arrestua në Vlorë, policia greke dyshonte që Admiri fshihej në Kosovë, por gjatë kësaj kohe ai paska qenë në Tiranë, ku ka ndërtuar edhe një vilë, fotot e së cilës i publikoi sot. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post