Policia e Tropojës ka vënë në pranga një 39-vjeçar të shpallur në kërkim, i dënuar nga Gjykata për dhunë në familje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, arrestuan shtetasin Marash Imeraj, 39 vjeç, banues në fshatin Lekbibaj. Ai ishte dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga Kodi Penal.
Pas lokalizimit dhe ndalimit të tij, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Policia e Tropojës thekson se operacionet për identifikimin dhe kapjen e personave në kërkim do të vijojnë me intensitet.