Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Tropojë ku mbeti i plagosur një person për të cilin Faxweb.al mëson se Sami Marticamaj dhe është 36-vjeç.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se derimë tani Policia ka shoqëruar 3 persona të dyshuar apo që mund të kenë informacion mbi ngjarjen.
Ngjarja mbrëmjen e sotme ka ndodhur në njësinë Administrative Bujan në vendin e njohur si Ura e Bujanit në Tropojë ku një 36-vjeçari është plagosur me thikë.
Marticamaj është nisur me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Tropojës ndërkohë që për shkak të gjendje së rëndë që paraqet, do të niset drejt Kukësit për ndihmë më të specializuar.
Në Laç 19-vjeçari Henri Gjoka u plagos me armë zjarri ndërsa fillimisht u raportua si atentat ndërkohë policia njoftoi se dyshontepër vetëplagosje ndërsa është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë..
Në Korçë një i moshuar u plagos me thikë në pragun e shtëpisë së tij nga bashkëshortja e më pas u transportua në spital por nuk arriti t’ju mbijetonte plagëve. U raportua se ngjarja kishte motive xhelozie ndërsa Petrika Treska 67-vjeç ndërroi jetë në spital.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post