Tropojë
Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Evidentohet një rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike.
Procedohen penalisht kryeplaku i fshatit Brisë dhe inspektori për Pyjet dhe Mjedisin, për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.
Strukturat e DVP Kukës, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim.
Si rezultat i kontrolleve është evidentuar një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në fshatin Brisë.
Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit: Ndue Kolndreu me detyrë kryeplak i fshatit Brisë dhe Ardit Qehaja me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin.
Evidentohet nje rast i tentatives per kultivimin e bimeve narkotike ne fshatin Brise. Procedohet penalisgt kreplaku i fshatit Brisë shtetasi Ndue Kolndreu dhe shtetasi Ardit Qehaja, inspektori per pyjet dhe mjedisin, për shpërdorimi i detyrës dhe moskallëzim i krimit
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.