– Është vënë pranga autori i vrasjes së ndodhur pak ditë më parë në Tropojë. Flordian Mulaj, 35-vjeç u arratis nga vendi i ngjarjes, pasi qëlloi me armë zjarri shokun e tij, Artur Dautajn, 43-vjeç.
Sipas raportimeve, ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një debati mes dyshes në një lokal në Tropojë. Dyshohet se viktima dhe autori kanë qenë në gjendje të dehur.
Strukturat operacionale të DVP Kukës dhe ato të Komisariatit të Policisë Tropojë, si rezultat i kërkimeve dhe ndjekjes së pandërprerë policore, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit F. M., 33 vjeç, banues në Bajram Curri.
33-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj.
Shtetasi F. M., dyshohet se më datë 22.11.2024, në fshatin Dojan, vrau me armë zjarri shtetasin A. D., 39 vjeç.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.