Një person në Tropojë është plagosur rëndë pasi ka shkelur në një minë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Berishë.
Azgan Doçi nga fshati Berisha ka marrë plagë të rënda nga shpërthimi dhë është transportuar për në spital ku po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Dyshohet se mina i përket periudhës së luftës së Kosovës. (B.H/Faxweb)