06:21 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Trukim ndeshjeje apo rastësi?! Xhelal Mziu nuk ndalet pas parashikimit të ‘frikshëm’

12:33 | 30/04/2018
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trukim ndeshjeje apo rastësi?! Xhelal Mziu nuk ndalet pas parashikimit të ‘frikshëm’

”Fiton Vllaznia 1-0″. Parashikim i guximshëm apo informacion për një ndeshje të trukuar?

Quajeni si të doni, por Xhelal Mziu e tha diçka të tillë pak minuta përpara se të niste ndeshja në Shkodër mes Vllaznisë dhe Laçit. Dhe kjo nuk është hera e parë që kryebashkiaku i Kamzës godet në shenjë.

Ai gjeti gjithashtu pak javë më parë se Teuta do të fitonte kundër Laçit. Dhe thonë se dy fakte bëjnë një provë, atëherë diçka e vërtetë është.

Por Mziu tregohet i matur dhe thjesht e lë të kuptohet se ndeshjet janë me telekomandë. Aq sa ai guxon.

“Prisni, do t’u jap një tjetër rezultat në fillimin e javës së ardhshme”, thotë për “Panorama Sport” në fundin e ndeshjes mes Vllaznisë dhe Laçit.

PARASHIKIMI

Mziu kontaktoi me gazetën përpara se të niste ndeshja në Shkodër mes kuqebluve dhe kurbinasve duke bërë të ditur se do të fitonin vendësit me rezultatin 1-0. “Kam informacion se fiton Vllaznia. Premion që i kishin premtuar, e ka marrë Laçi! Vini baste se fiton Vllaznia 1-0’’, deklaroi Mziu për “Panorama Sport”. Qëlloi në shenjë dhe fakti që ai thotë se ka pasur informacione, atëherë diçka të vërtetë do të ketë. Xhevahir Sukaj vendosi me penallti ndeshjen në Shkodër dhe fundi i tabelës elektronike tregonte 1-0.

“JU THEM TJETËR”

Gazeta kontaktoi menjëherë me kryebashkiakun e Kamzës pas ndeshjes dhe ai nuk shtoi gjë tjetër, veçse premtoi se në fillimin e javës së ardhshme sportive do të tregojë rezultatin e një tjetër ndeshjeje në Kategorinë Superiore. “Unë e thashë përpara ndeshjes çfarë do të ndodhte dhe doli. Tani në prag të javës tjetër do t’ju them prapë se cilat do të jenë ndeshjet e trukuara. Akoma nuk e keni parë ju.

Dikush që merr vesh nga futbolli, e kupton”, tha fillimisht Mziu për gazetën. I pyetur nëse kjo është një strategji nga ana e Kamzës, e cila ndoshta kërkon të vërë nën presion kundërshtarët me këto deklarata për të krijuar situata nga të cilat mund të përfitojë, Mziu tregon faktin që skuadra e tij në fillim grumbulloi 26 pikë, ndërsa tani e ka të vështirë.

Dhe në fund një tjetër deklaratë që bën akoma më të besueshme parashikimet e tij. “Kamza në dy faza mori 26 pikë, ndërsa tani ‘me më shumë përforcime nuk po merr pikë. Mjafton me kaq. Komunikojmë sërish në prag të javës që vjen”, përfundon ai. Arsyeja? Për të bërë një tjetër parashikim. Të shohim nëse edhe në herën e tretë Mziu do të tregohet i saktë. Dy herë nuk ka gabuar.me më shumë përforcime nuk po merr pikë. Mjafton me kaq. Komunikojmë sërish në prag të javës që vjen”, përfundon ai.

 

Etiketa: xhelal mziu
Pas

Vrasja në Kamëz/ Vëllai i Agim Bucit: Babai ta vrasë djalin me dorën e vetë sepse ne nuk e falim

Para

Energjia e çuditshme e hënës së plotë që “do t’i marrë përpara” sot të gjitha shenjat e horoskopit

Para
Energjia e çuditshme e hënës së plotë që “do t’i marrë përpara” sot të gjitha shenjat e horoskopit

Energjia e çuditshme e hënës së plotë që "do t'i marrë përpara" sot të gjitha shenjat e horoskopit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.