Pak ditë pas inaugurimit të tij, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump iu hakërrye mediave duke thënë se ishin përpjekur të fshihnin pjesëmarrjen reale në inaugurimin e tij. Ai kërcënoi se ato do ta paguanin shtrenjtë.
Së fundmi, Shërbimi i Parkut Kombëtar ka publikuar të hënën dhjetëra fotografi në përgjigje të pretendimeve dhe akuzave të Trumpit, si dhe në përgjigje të kërkesave të mediave të bëra përmes “Freedom of Information Act”.
Shërbimi i Parkut Kombëtar ka publikuar edhe foto nga inaugurimi i ish-presidentit Obama, si për të dëshmuar diferencën e pjesëmarrjes në inaugurimet.
Mediat e huaja vlerësojnë se nuk ka një numër të qartë të pjesëmarrjes, por Shërbimi i Parkut Kombëtar e vlerëson pjesëmarrjen në inaugurimin e Trumpit të njëjtë me atë të viteve ’90. (XH.A/SHUPLAKA)
(Pjesëmarrja në inaugurimin e Barack Obama)
(Pjesëmarrja në inaugurimin e Donald Trump)