Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar publikisht se sapo të marrë zyrtarisht mandatin më 20 janar të 2017-ës, do të anulojë urdhrin për aviona të rinj për presidentin, kjo për të shkuartuar shpenzimet qeveritare.
“Boeing po ndërton një markë të re të Air Force One 747 për presidentët e ardhshëm, por shpenzimet po dalin jashtë kontrollit, kanë shkuar mbi katër miliardë dollarë. Urdhri do të anullohet.”, shkruan Trump.
Boeing ka nënshkruar kontratë me qeverinë amerikane për të krijuar dy apo më shumë avionë të rinj, të cilët do të hynin në shërbim pas 8 vitesh.
Pas postimit të Trump-it në Twitter, aksionet e kompanisë së fluturimeve kanë rënë me 1%.