Presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe ka dalë pak orë më parë nga spitali duke u zhvendosur për në Shtëpinë e Bardhë, planifikon të marrë pjesë në debatin e ardhshëm me Joe Bidenin që do të mbahet më 15 tetor.
Këtë informacion për CNN e ka konfirmuar drejtori i zyrës për informim Tim Murtaugh, i cili e ka bërë të qartë se Trump synon që të jetë pjesë e debatit.
“Presidenti synon të marrë pjesë në debat”, ka shtuar ai për CNN.
Debati i dytë do të duhej të mbahej në Miami, Florida, e gazetarët kanë pyetur Bidenin nëse planifikon të marrë pjesë në këtë debat, ndërsa ai është përgjigjur se do të veproj ashtu siç do ta këshillojnë shkencëtarët.
“Nëse shkencëtarët thonë se është e sigurtë, po”, ka shtuar ish-zëvendëspresidenti amerikan Biden.
Kujtojmë që nesër do të mbahet debati i parë i zëvendëspresidentit Mike Pence dhe Kamala Harris. (E.K/Faxweb.al)