Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, tha se Trump po vendoste 2,000 trupa të tjera të Gardës Kombëtare në Los Angeles.
Sipas BBC, lajmi u konfirmua edhe nga administrata Trump.
Zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell, ka konfirmuar se 2,000 ushtarë të tjerë të Gardës Kombëtare janë federalizuar për t’u nisur për në Los Angeles.
“Me urdhër të Presidentit, Departamenti i Mbrojtjes po mobilizon 2,000 trupa shtesë të Gardës Kombëtare të Kalifornisë që do të thirren në shërbim federal për të mbështetur ICE-në (dhe) për t’u mundësuar oficerëve federalë të zbatimit të ligjit të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të sigurt”, thotë Parnell.
Demonstratat filluan jashtë qendrës së Los Anxhelosit të premten, pasi u zbulua se oficerët e Shërbimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në të gjithë qytetin.