Një tjetër ‘pèrplasje’ ka ndodhur mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe një gazetareje. Gazetarja e CBS News, Weijia Jiang pyeti presidentin Trump se pse e konsideron si një kompeticion botëror luftën ndaj Covid-19, ndërkohë që amerikanët vazhdojnë të vdesin.
Duke mos i pëlqyer pyetja, Trump i tha gazetares aziatiko-amerikane që këtë pyetje të ndýrë t’ia bënte Kinës, ndërkohë që u përplas dhe me të tjerë përfaqësues të mediave që ishin pjesë e konferencës. Pjesë nga debati:
Gazetarja: Ju shpesh thoni se SHBA po bën shumë më mirë se të gjithë shtetet e tjera kur bëhet fjalë për testimet. Pse ka kaq shumë rëndësi kjo? Pse kjo është për ju një kompeticion global, ndërsa çdo ditë amerikanët vdèsin dhe akoma shikojmë rritje të rasteve?
Trump: Ato po vdèsin në cdo vend të botës dhe ndoshta për këtë duhet të pyesni Kinën. Mos më pyesni mua por Kinën. Në qoftë se pyesni ata, ju mund të merrni një përgjigje të pazakontë.
Gazetarja: Zotëri, pse ma thoni mua specifikisht këtë?
Trump: Unë nuk po jua them specifikisht asnjërit. Unë po them që asnjëri nuk mund të bëjë një ‘pyetje të ndyrë’ si kjo.
Pastaj Trump i kërkoi fjalën një gazetareje tjetër por që nuk i la vend që të përgjigjej duke u larguar nga konferenca. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:
Discussion about this post