16:58 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Trump dhe Vuçiç zhvillojnë bisedë telefonike

07:42 | 11/11/2024
në Bota, Kryesore, Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trump dhe Vuçiç zhvillojnë bisedë telefonike

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të dielën vonë se ka biseduar në telefon me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

“Sapo përfundova një bisedë me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump. Biseda ishte e shkëlqyer, me përmbajtje, dhe do të thosha shumë e përzemërt”, tha Vuçiç në Instagram.

Ai tha se ndihet “mirënjohës” ndaj Trump që ai “menjëherë dinte shumë gjëra për Serbinë”.

“Shpreha shpresën time që ai do ta vizitojë Serbinë, pasi Serbia ishte vendi ku mbështetja për zgjedhjen e presidentit Trump ishte më e madhja në gjithë Evropën”, tha ai.

Ai theksoi se Trumpi e falënderoi për “mbështetjen e madhe” që ka marrë nga “qytetarët e Serbisë, nga populli serb, dhe besoj se në periudhën e ardhshme do të kemi mundësi të flasim për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona, në të gjitha fushat”.

“Jam i sigurt që, me mbështetjen e miqve tanë – dhe me miq nënkuptoj të gjithë rrethin e presidentit Trump, të cilët ishin gjithashtu me të gjatë bisedës sonte – do të kemi mundësi të bëjmë, ai Amerikën të madhe, dhe ne Serbinë një vend të denjë, që mund të bashkëpunojë shumë mirë me Shtetet e Bashkuara”, tha Vuçiç.

Vuçiç ishte ndër liderët e parë botërorë që e uruan Trumpin për fitoren. Presidenti serb madje ia uroi atij kthimin në Shtëpinë e Bardhë ende pa u bërë e ditur zyrtarisht se ish-presidente kishte fituar herët më 5 nëntor.

Gjatë viteve që administrata amerikane është udhëhequr nga presidenti demokrat Joe Biden, Serbia dhe liderët e saj politikë kanë vazhduar të mbajnë marrëdhënie të ngushta me ish të dërguarin amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump, Richard Grenell.

Presidenti i Serbisë i dorëzoi atij një dekoratë shtetërore në tetor të vitit 2023 dhe me atë rast vlerësoi se roli i Grenellit në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës “jo vetëm që ka kontribuar për paqen dhe stabilitetin rajonal, por ka luajtur edhe një rol kyç në forcimin e lidhjeve mes SHBA-së dhe Serbisë”.

Grenell është ende aktiv në fushatën presidenciale të Trumpit.

Ndërkohë, dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, ka investuar në ndërtesën e ish-Shtabit të Përgjithshëm në Beograd.

Serbia ka nënshkruar një kontratë me firmën e Kushnerit për “rivitalizimin” e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm në qendër të Beogradit, i cili u shkatërrua pjesërisht gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Në vendin e rrënojave nga bombardimet, është planifikuar ndërtimi i dy ndërtesave të larta me apartamente dhe hotele, megjithëse nga ky objekt, i ndërtuar mes viteve 1955 dhe 1965, nuk është hequr statusi i mbrojtjes si pasuri kulturore.

Shumë vëzhgues të Ballkanit e kanë parë marrëveshjen me Kushnerin si përgatitje të Serbisë për kthimin e mundshëm të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Gjithashtu, gjatë administratës së parë Trump, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, por shumica e pikave të saj kanë mbetur pa u zbatuar.

Në atë administratë ka pasur edhe zyrtarë që kanë folur për shkëmbimin  territoreve mes Kosovës dhe Serbisë – si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre – por edhe për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova./ REL

Etiketa: Aleksandar Vucictrump
Pas

Barcelona pëson humbjen e dytë, baskët e Real Sociedad e mposhtin me një gol

Para

Termometri shkon minus në disa zona, vranësira e reshje shiu, ja si do të jetë moti sot

Para
Termometri shkon minus në disa zona, vranësira e reshje shiu, ja si do të jetë moti sot

Termometri shkon minus në disa zona, vranësira e reshje shiu, ja si do të jetë moti sot

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ilir Proda falënderon Policinë e Durrësit dhe Forcën Operacionale për suksesin e operacionit “Enigma”

Sulm ajror izraelit në Gaza/ Vriten 9 fëmjijët e mjekes, Guterres thirrje për armëpushim në Gaza

KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, PS do festojë fitoren e 83 mandateve mbrëmjen e së hënës te Pallati i Brigadave! Rama ka ftuar edhe kandidatët jofitues

Helmohen fëmijët në kopshtin shtetëror të Gramshit, dyshohet se konsumuan ushqim me salmonelë! Merren 72 mostra, 12 të prekur

Emocionuese! Djaloshi shqiptar me aftësi të kufizuara, Trump pret në Zyrën Ovale familjen Xhaferi

Ambasadorja e Kanadasë merr pjesë në festimet e ‘Tirana Pride 2025’, Golberg: Ndërtojmë një të ardhme më të mirë, me krenari dhe në diversitet

Ronaldo ‘Fenomeni’ shet të gjitha aksionet te Real Valladolid pas protestave nga tifozët

Itali/ Çifti i shqiptarëve kapet me 23 kg kokainë të pastër me kodin ‘357’ në banesë, gjenden edhe mbi 11 mijë euro cash të fshehura pas një pikture!

Në luftë për një tas ushqim/ Palestinezët vrapojnë të marrin vaktet nga ndihmat humanitare

“Po nxisim investime të reja”, SHBA nis me lehtësimin e sanksioneve ndaj Sirisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.