Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, bisedoi me kryeministrin e Japonisë, Shigeru Ishiba, rreth bashkëpunimit në zhvillimin e teknologjisë për sistemin e tij të planifikuar të mbrojtjes kundër raketave “Golden Dome”, njoftoi kompania mediatike japoneze “Nikkei”.
Donald Trump tha këtë muaj se kishte zgjedhur dizajnin për mburojën mbrojtëse të planifikuar prej 175 miliardë dollarësh dhe emëroi Gjeneralin e Forcave Hapësinore Amerikane Michael Gitlain për të udhëhequr projektin, të cilin ai dëshiron ta përfundojë deri në fund të mandatit të tij në vitin 2029.
Zyra e Buxhetit të Kongresit vlerësoi se “Kupola e Artë” mund të kushtojë 831 miliardë dollarë.
Japonia dhe SHBA-të kanë bashkëpunuar më parë në mbrojtjen nga raketat balistike, duke përfshirë zhvillimin e përbashkët të një interceptori të aftë për të goditur kokat bërthamore në hapësirë.